Kosnett përkujton Masakrën e Reçakut: Do të angazhohemi për drejtësi

Kosnett përkujton Masakrën e Reçakut: Do të angazhohemi për drejtësi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut, në përvjetorin e saj të 22-të, njofton Insajderi.

Në një postim në Twitter, Kosnett ka rikonfirmuar angazhimin për të siguruar drejtësi për viktimat e kësaj masakre.

“Sot qëndrojmë me Kosovën të nderim të përkujtimit të viktimave të Masakrës së Reçakut dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi dhe lehtësim për familjet dhe të dashurit e tyre”, ka shkruar Kosnett.

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur./Insajderi.com