Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një fotografi me Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, njofton Insajderi.
Kosnett në fotografi shihet duke i shtrënguar duart me presidentin Biden.
Ambasadori amerikan ishte nominuar për këtë pozitë në Kosovë nga presidenti Donald Trump, në korrik të vitit 2018.
Ndërkaq dje në Uashington DC, qindra protestues të dhunshëm u futën në ambientet e Kongresit amerikan duke shmangur kordonin e policisë.
Protestuesit penguan procesin e certifikimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga ana e ligjvënësve amerikanë dhe si rrjedhojë punimet e kongresit u ndërprenë për të vazhduar më pas. /Insajderi.com