Kosnett takohet me zyrtaren e lartë nga Departamenti amerikan i Shtetit

Kosnett takohet me zyrtaren e lartë nga Departamenti amerikan i Shtetit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës (ShBA), në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar se është takuar sot me Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshën për Evropë dhe Euroazi të Departamentit amerikan të shtetit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett ka shkruar se gajtë këtij takimi ata akne biseduar për normalizimin e mardhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur që të presë Susan Falatko, drejtoreshën e Zyrës së Çështjeve të Evropës Qëndrore Jugore, për vizitën e saj në Kosovë. Në takimet me udhëheqësit ajo theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë për të arritur një të ardhme të begatë për Kosovën”, ka shkruar Kosnett.

Falatko është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi. /Insajderi.com