Ambasada Amerikane ofron mbështetje për gazetarët që të raportojnë të lirë

Ambasada Amerikane ofron mbështetje për gazetarët që të raportojnë të lirë

Zëvendësambasadorja amerikane në Kosovë, Collen Hyland është takuar sot me një grup të gazetarëve nga Kosova me të cilët ka diskutuar për sfidat e raportimit në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twetter, ambasadori amerikanë në Kosovë Phillip Kosnett ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), gjithmonë do të mbështesin raportim e lirë, përcjell Gazeta Insajderi.

“Rëndësia dhe sfidat e raportimet në Kosovë ishte një temë të cilën e kemi diskutuar sot me DCM Hyland. ShBA-të do ta mbështesin gjithmonë raportimin e lirë, fjala e lirë është thelbësore për një demokraci të shëndoshë”, ka shkruar Kosnett.

Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës zëvendës nga Ambasada Amerikane dhe kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi. /Insajderi.com