
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas sulmit nga politika që iu bë Agjencisë së Kosovës për Akreditim pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të mos i akredituar tri universitete publike dhe 4 kolegje private.
Kosnett, përmes Twitterit ka pyetur pse të ketë ndërhyrje politike në Agjencinë e Akreditimit. Ai ka thënë se universitetet nuk duhet të ekzistojnë për t’u bërë vende pune personave të pakualifikuar me lidhje politike, shkruan Insajderi.
“Pse kjo ndërhyrje politike në Agjencinë e Akreditimit? Universitetet ekzistojnë për të edukuar studentë për përfitimin e tyre dhe të shoqërisë – jo për të ofruar vende pune për individë të pakualifikuar me lidhje. Vendi ka nevojë për një sistem edukimi të drejtë për të gjithë”, ka shkruar Kosnett.
Why this political interference with the Accreditation Agency? Universities exist to educate students for their benefit and that of society – not to provide jobs to unqualified individuals with connections. The country needs a merit-based education system fair to all. pic.twitter.com/VVvSd86eIX
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) July 19, 2019
Vendimin e Agjencisë së Akreditimit, Kosnett e sheh si të vështirë, por të drejtë.
“Vendimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim për t’ua hequr akreditimin disa institucioneve të arsimit të lartë ishte i vështirë, por e saktë. Është roli i tyre për të marrë vendime objektive dhe të bazuara në standarde për t’u siguruar studentëve të Kosovës cilësinë e arsimit që e meritojnë”, shkroi Kosnett. /Insajderi.com
The Kosovo Accreditation Agency’s decision to withdraw accreditation from several higher education institutions was difficult, but correct. It’s their role to make objective, standards-based decisions to ensure Kosovo’s students get the quality education they deserve. pic.twitter.com/N5CQxyv4ml
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) July 19, 2019