Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar Ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të komunitetit ortodoks të Kosovës.
Në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett ka thënë se kjo ditë kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve pa marrë parasysh pengesat.
“Urime dita e Pashkëve të gjithë pjesëtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës. Ndërsa reflektojmë për një vit sfidues, sot kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve të zakonshëm, pa marrë parasysh pengesat”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Sot besimtarët e besimit ortodoks festojnë Ditën e Pashkëve./Insajderi.com