fbpx

Kosnett viziton familjet e të pagjeturve në Krushë të Madhe

Kosnett viziton familjet e të pagjeturve në Krushë të Madhe

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett, ka vizituar familjet e personave të pagjetur në Krushë të Madhe dhe ka thënë se është prekur nga guximi dhe përkushtimi e tyre.

Gjatë vizitës që ai bëri me bashkëshorten e tij, Kosnett ka njoftuar në Twitter se ka diskutuar me banorët e Krushës së Madhe se si të mbijetuarit e të gjitha komuniteteve meritojnë përmbylljen e kësaj teme dhe drejtësinë.

Po ashtu, ai ka folur me këta banorë edhe se si të gjitha qeveritë mund të bëjnë më shumë për ta.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që ka thënë se ka kërkuar nga SHBA-ja të ushtrojë më shumë trysni kundrejt Serbisë, “deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe daljen para drejtësisë të kriminelëve që kanë kryer këto krime!”