Kosnett viziton veriun: Kosovarët mund të arrijnë paqen duke punuar bashkë

Kosnett viziton veriun: Kosovarët mund të arrijnë paqen duke punuar bashkë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, nga ku ka deklaruar se qytetarët e Kosovës mund të arrijnë paqen vetëm duke punuar bashkë në zgjidhjen e problemeve.

Në fotografitë e publikuara nga Kosnett, shihet se ai është takuar edhe me përfaqësues të Listës Serbe.

“Vizitë e mirë e produktive në Mitrovicën e Veriut dje për diskutime me liderë politikë, shoqërinë civile e median e pavarur.

Kosovarët mund të arrijnë paqen që u duhet, drejtësinë që e meritojnë dhe prosperitetin duke punuar bashkërisht në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta”, ka shkruar ai në Twitter./Insajderi.com