Kosnett zbulon çfarë i thanë ekspertët për skadimin e mandatit të Speciales

Kosnett zbulon çfarë i thanë ekspertët për skadimin e mandatit të Speciales

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka deklaruar se kushdo që thotë se Gjykatës Speciale i ka skaduar mandati është i gabuar, njofton Insajderi.

Kosnett tha se ajo se çfarë mendon ai dhe shumë ekspertë ligjorë nga Kosova dhe të huaj, Gjykatës Speciale nuk i ka skaduar mandati dhe se s’ka nevojë që të merren iniciativa për t’ia vazhduar atë.

“Është bindja ime dhe e shumë ekspertëve ligjorë nga Kosova dhe vende tjera më të cilët kam diskutuar dhe mandati i Gjykatës Speciale nuk ka skaduar, s’ka nevojë për t’ia vazhduar. Kjo është pikëpamja ime për situatën. Çfarëdo interpretimi se Gjykatës i ka skaduar mandati është i gabuar.”, ka thënë Kosnett në bashkëbisedim virtual me gazetarë të mediave kosovare.

Çështja e skadimit të mandatit të Speciales është ngritur nga pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, të cilët tashmë po thonë se kësaj Gjykate i ka skaduar mandati.

Një gjë të tillë e tha edhe nënkryetari i kësaj organizate Hysni Gucati derisa është paraqitur në gjyqin e Dhomave të Specializuara të martën e 29 shtatorit, lidhur me akuzat që po bëhen ndaj tij për publikimin e dosjeve të kësaj gjykate. /Insajderi.com