Kosova barazon – shënon Hadergjonaj

Kosova barazon – shënon Hadergjonaj

Kosova ka barazuar ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, njofton Insajderi.

Ka qenë zhdërvjelltësia e deçanasit, Florent Hadergjonaj, që ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes maqedonase dhe ka shënuar nga distanca.

Portieri maqedonas lëshoi portën mirëpo u ngatërrua me topin.

Hadergjonaj u gjend në atë situatë, në distancë, por me portën zbrazur.

Me një parabolë të fuqishme me këmben e majtë ka prekur rrjetën për 1:1./Insajderi.com