Kosova dhe Arabia Saudite bashkë kundër ISIS

Kosova dhe Arabia Saudite bashkë kundër ISIS

Krye-diplomatja, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi të mërkurën një takim virtual me homologun e tij nga Mbretëria e Arabisë Saudite, princin Faisal bin Farhan Al Saud.

Me homologun saudit, krye-diplomatja kosovare diskutoi mbi çështjet e thellimit të marrëdhënieve bilaterale midis të dyja shteteve, dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë Saudite në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe angazhimin për rritjen e prezencës diplomatike në Lindjen e Mesme.

“Kosova është në një momentum të ri historik të thellimit të marrëdhënieve diplomatike me Lindjen e Mesme dhe takimi i sotëm virtual me Princin Fahran Al Saud konfirmon marrëdhëniet tona të mira me Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ne jemi angazhuar për rritje të komunikimit dhe bashkëpunimit bilateral por edhe atë shumëpalësh, për të avancuar interesat tona të përbashkëta për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Po angazhohemi për vizita të ndërsjella zyrtare dhe presim arritjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në rritjen e bashkëpunimit për çështje të sigurisë si partnerë globalë në luftën kundër Daesh / ISIS”, u shpreh Haradinaj-Stublla. /Insajderi.com