Kosova dhe Izraeli sot vendosin marrëdhëniet diplomatike

Kosova dhe Izraeli sot vendosin marrëdhëniet diplomatike

Kosova dhe Izraeli pritet që sot të nënshkruajnë marrëveshjen për marrëdhënie diplomatike midis tyre, njofton Insajderi.

Kjo do të bëhet përmes një ceremonie solemne virtuale.

Dy ditë më parë, këtë e ka bërë të ditur edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Ditën e hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ministrja në një postim në “Facebook.

Ndërsa dje, për të u deklarua edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Më 4 shator në takimin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, veç marrëveshjeve tjera, u bë dakordimi edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izrealit. /Insajderi.com