
Qeveria ka aprovuar nismën e MTI-së për negocim dhe përgatitjen e marrëveshjes në mes Shtetit të Kosovës dhe Katarit mbi promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.
Ministri i MTI, Endrit Shala, ka thënë se kjo marrëveshje ka qëllim që të zgjerojë bashkëpunimin në mes dy shteteve.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që ta zgjerojë bashkëpunimin ekonomik, ndërmjet dy shteteve, me qëllim të nxitjes dhe krijimit të kushteve të favorshme për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve ku secila palë kontraktuese promovon dhe inkurajon, brenda territorit të saj, investime nga investitorët e palës tjetër kontraktuese dhe do të pranojë këto investime në territorin e saj në përputhje me ligjet dhe rregullat e saj”.
“Kjo marrëveshje do të kontribuoj në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Katarit dhe veçanërisht në rritjen e bashkëpunimit reciprok përfitues tregtar dhe ekonomik”, tha Shala në Facebook.