Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për targat, vazhdon qarkullimi me letra ngjitëse

Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për targat, vazhdon qarkullimi me letra ngjitëse

Dje gjatë ditës në Bruksel u takuan delegacionet e Kosovës dhe Serbisë por që nuk pati ndonjë marrëveshje sa i përket çështje së targave.

Por çka pritet të ndodhë në pikëkalimet kufitare që lidhin shtetin e Kosovës me Serbinë?

Shoferët të cilët vijnë nga të dy anët e kufirit pritet që të hyjnë në këto shtetet por që në targat e veturat e tyre duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore.

Letrat ngjitëse po vazhdojnë të përdoren për mbulimin e simboleve shtetërore në targat e makinave nga Kosova edhe Serbia edhe më 22 prill.

Shoferët letrat ngjitëse pritet që ti sigurojnë nga zyrtarët kufitar të Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja për Letrat midis Kosovës dhe Serbisë, skadoi më 21 prill.

Kosova dhe Serbia nuk u pajtuan për ndonjë zgjidhje të përhershme për targat, teksa pas takimeve që u mbajtën më 21 prill, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për mosgatishmëri që të arrihej një ujdi për këtë çështje./Insajderi.com