17 janari, ditëlindja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeut. 17 shkurti, pavarësisë e Kosovës, 28 nëntori dita e flamurit – janë festa për të cilat ka ndodhur harmonizimi në mes Ministrisë se Jashtme të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të përbashkët të dy ministrive.
Po ashtu është vendosur që çdo vit të organizohet një aktivitet artistik me artistët e dy dyjave shteteve.
“Grupi i Përbashkët Punues është pajtuar po ashtu që nga ky vit, Edicioni i mirënjohur tashmë ‘Colours of Albania’, të bashkë-organizohet nga të dy ministritë e jashtme, tani e tuje me emërtimin ‘Colours of Albanians’, në mënyrë që të promovojë jo vetëm turizmin dhe kulturën në të dy vendet, por në të gjitha trojet shqiptare, dhe në veçanti të rrisë interesin shumëdimensional tek të huajt mbi Kosovën dhe Shqipërinë”, thuhet në kumtesën e MPJD-së. /Insajderi.com