Kosova do të marrë kredi 40 milionë euro nga Banka Evropiane

Kosova do të marrë kredi 40 milionë euro nga Banka Evropiane

Kosova do ta marrë një kredi prej 40 milionë euro nga Banka Evropiane.

Kjo kredi tashmë e ka marrë dritën jeshile edhe nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Qëllimi i kësaj kredie është “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Objekti i Kuvendit të Kosovës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kapitali prej 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Komisioni po vazhdon mbledhjen me pikat e tjera në rend të ditës, ku mes tjerash po paraqitet raporti i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020. /Insajderi.com