
Medalja “Urdhri i Lirisë”, i është dorëzuar Robert O’Brien, këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Ky dorëzim është bërë nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
“Thellë i nderuar për t’u prezantuar me medaljen e meritave të presidentit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara ishin krenare për të lehtësuar angazhimin historik të normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”, thuhet në faqen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar amerikan.
Kjo medalje u dhurua si falënderim për realizimin e marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë. /Insajderi.com
“Deeply honored to be presented with Kosovo’s Presidential Medal of Merits by Ambassador @vloracitaku. The U.S. was proud to facilitate the historic economic normalization commitment between Serbia and Kosovo, and we will continue to build on this momentum.”–NSA Robert C. O’Brien pic.twitter.com/TCzUxJyaeZ
— NSC (@WHNSC) October 4, 2020