Kosova është e gatshme që ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut me hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova”.
Këtë gatishmëri e ka shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën – gjatë takimit me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pandarovski.
Osmani theksoi se do të presin der isa procesi të përfundojë me plotni dhe po ashtu të zbardhen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
“Për momentin rasti ndodhet në Gjykatën Supreme dhe pasi të japë verdiktin Supremja do të qartësohet. E kemi parë që kryeministri Zaev është shprehur i gatshëm që të ketë hetim ndërkombëtar pse përfshirje të ekspertëve nga jashtë dhe jemi të gatshëm që ta ndihmojë në këtë drejtim”, ka thënë Osmani.
“Kosova do ta ndihmojë në këtë drejtim dhe jemi të gatshëm ta shtyjmë përpara”.
Pos kësaj, në këtë takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com