“Kosova e ka kaluar valën e dytë të Coronavirusit”

“Kosova e ka kaluar valën e dytë të Coronavirusit”

Mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Lul Raka, ka thënë se Kosova e ka kaluar valën e dytë të Coronavirus gjatë muajit korrik e gusht, ku numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje ka shënuar numër rekord, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai për REL, duke shtuar se me ftohjen e motit dhe grumbullimin e njerëzve në ambiente të mbyllura, është e rëndësishme të respektohen masat në mënyrë që të mos ketë shtim të numrit të rasteve të të infektuarve me këtë virus.

“Me lirimin e masave ne praktikisht e kemi pasur valën e dytë në muajt korrik e gusht. Me lirimin e masave, pra në muajin qershor kur popullata është kthyer në normalitet, dhe nuk ka pasur zbatim të masave parandaluese e as inspektim të duhur. Andaj ka rezultuar me ngritje masive të numrave të të infektuarve dhe mbingarkesë të kapaciteteve spitalore edhe laboratorike”, tha ai.

“Andaj faktikisht i bie të jetë një valë tjetër, valë e tretë mirëpo kjo valë ndërlidhet me valën e dytë në shumicën e shteteve të Evropës, për shkak të sezonit dimëror”, ka thënë tutje Raka. /Insajderi.com