Kosova e Maqedonia e Veriut shpejt me pikë të përbashkët kufitare

Kosova e Maqedonia e Veriut shpejt me pikë të përbashkët kufitare

Republika e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut së shpejti do të arrijnë marrëveshje për krijimin e një pike të përbashkët kufitare që mundëson lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve ndërmjet këtyre dy shteteve, njofton Insajderi.

Kështu tha ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pas takimit me ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski.

Derisa deri në vitin 2022 do të përfundojë ndërtimi i autostradës në pjesën e mbetur në Maqedoninë e Veriut që lidhë me Kosovën.

Ministri Abarashi tha se temë diskutimi me homologun e tij ishte ndërtimi i infrastrukturës rrugore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Abrashi tha se në mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që do të mbahet do të arrihen disa marrëveshje e ndër to edhe ajo për krijimin e pikës kufitare të përbashkët./Insajderi.com