Për herë të parë që nga pas lufta është hapur korridori ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, falë një marrëveshje që është arrit sot ndërmjet Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror(AShNA) dhe Albcontrol.
Kjo marrëveshje falë edhe mbështetjes së NATO-s, është vlerësuar si një e arritur e madhe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për hapjen e trafikut ajror, që do të jetë e dobishme për të dyja vendet.
Drejtori i AShNA-së, Bahri Nuredini tha se është arrit një letër-marrëveshje për hapjen e korridorit ajror ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, që sipas tij marrëveshja është si pararendëse e takimeve të shumta të cilat janë udhëhequr nga NATO-ja.
Nuredini pret që përveç shkurtimit të kohës së udhëtimit me aeroplan, do të ulet edhe kostoja e fluturimeve./Insajderi.com