Kosova ekstradon “fshehtas” një shtetas shqiptar në Gjermani

Kosova ekstradon “fshehtas” një shtetas shqiptar në Gjermani

Kreshnik Dodaj, shtetas shqiptar, ishte arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, në janar të këtij viti.Emri i Dodajt kishte qenë në listën e Interpolit, raporton KTV.Ai kërkohej nga autoritetet gjermane për veprën penale ‘vjedhje e rëndë me armë në bashkëkryerje’ në vitin 2015.

Avokati i tij, Gent Gjini, thotë se ka kërkuar që menjëherë të ekstradohet në Gjermani, por institucionet e drejtësisë kosovare kanë zvarritur procedurën, duke e mbajtur në paraburgim në Kosovë më shumë se dy muaj.

Gjini thotë se ka dyshime se klienti i tij është maltretuar në qendrën e paraburgimit në Prizren.Gjini deklaron se si avokat i Dodajt nuk ka marrë asnjë dokument se do të ekstradohet. Si rrjedhojë, ai nuk ka informacion për kohen kur ka ndodhur kjo.

Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se bashkë me Prokurorinë dhe Gjykatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.Ndërsa për realizimin e ekstradimit ekziston një afat ligjor, brenda të cilit institucionet tjera të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me ato të Gjermanisë, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për realizimin e ekstradimit.