Kosova eliminohet nga Maqedonia e Veriut

Kosova eliminohet nga Maqedonia e Veriut

Shpërdorohet mundësia e artë – Kosova është eliminuar nga Maqedonia e Veriut, në ndeshjen gjysmëfinale për kualifikimet në Euro 2021, njofton Insajderi.

Tri gola u shënuan në këtë ndeshje dhe të tria u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Maqedonia e Veriut, ishte e para qe kaloi në epërsi në minutën e 15’, për të barazuar Kosova përmes Hadergjonaj në minutën e 29’, por vetëm katër minua më pas, epërsia u rikthye nga maqedonasit.

Në pjesën e dytë, ashtu sikurse në pjesën e parë, Kosova po kontrollonte ndeshjen, por fatkeqësisht pa rezultat.

Rasti më i mirë për Kosovën erdhi në kohën shtesë, kur një goditje e Edon Zhegrovës, u mbrojt me vështirësi nga portieri maqedonas, ndërsa topin e kthyer, nga 2 metra, Fidan Aliti, nuk e dërgoi prapa portierit.

Megjithatë, ky është një sukses i madh për Kosovën, e cila është përfaqësueseje më e re në Evropë dhe menjëherë kishte mundësinë që të prekte garat prestigjioze evropiane.

Kosova, vazhdon me dy ndeshjet e radhës, në grupin “C”, ku fillimisht do të takohet me Greqinë, për t’u kthyer në Kosovë dhe për të pritur kombëtaren e Sllovenisë./Insajderi.com.