Kosova ende nuk i ka dërguar mostrat e para për testim jashtë vendit për të parë nëse brenda territorit të saj ka ndonjë të infektuar me variantin e ri të Coronavirusit, transmeton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të festave këto mostra do të dërgohen në ndonjërën prej shteteve të Evropës në fund të kësaj jave, raporton KTV.
Një ditë më parë Greqia njoftoi se ka shënuar rastet e para me Coronavirusin e ri.
Varianti i ri i koronavirusit është detektuar për herë të parë në Anglinë jugore në mes të dhjetorit, duke alarmuar mjekët dhe autoritetet britanike për shkak se shpërndahet shtatëdhjetë për qind më shpejt dhe më lehtë. Kjo bëri që shumë shtete t’i ndalonin të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe dhe rreth saj.
Në Kosovë deri më tani mbi 52 mijë persona janë infektuar me COVID-19, ndërsa mbi shtatë mijë mbesin raste aktive.
Ndërsa deri tash një mijë e 351 persona kanë vdekur nga ky virus. /Insajderi.com