“Kosova është më shumë e orientuar në sigurimin e kufijve sesa në sigurimin e të drejtave të azilkërkuesve”

“Kosova është më shumë e orientuar në sigurimin e kufijve sesa në sigurimin e të drejtave të azilkërkuesve”

“Kosova është më shumë e orientuar në sigurimin e kufijve sesa në sigurimin e të drejtave të personave azilkërkues”.

Kështu ka thënë shefi i misionit UNHCR, Erol Arduç, gjatë një takimi me deputetët – anëtaret të Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Ai tha se ka eksperiencë të mirë në Kosovë, duke iu referuar punës së tij vjeçare këtij.

“Ajo që nuk është specifike për Kosovën është sepse ne po punojmë në tërë botën. Ka njerëz që në Kosovë i dinë shumë mirë njësitë tona këtu, sepse Kosova ka një të kaluar të veçantë dhe një numër i njerëzve kanë përfituar në njësitë këtu. Ka memorie të mira për ndihmën që kanë pranuar këtu njësitë tona”, pohoi ai.

“Operimi i njësive tona para dhe pas konfliktit në Kosovë ka qenë shumë i gjerë. Këtu ne po kujdesemi kryesisht për ata që kërkojnë azil dhe për refugjatë, ata që nuk kanë status e nacionalitet, ata janë nën kujdesin e mandatin tonë. Ne e marrim stërkit mandatin tonë. Situata e atyre që kërkojnë azil në Kosovë deri tani është stabile për shkak të disa arsyeve. E para ka ligje solide e të qarta në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare dhe procedura të qarta”.

Njoftoi se në Kosovë janë dy qendra kryesore të azilkërkuesve, një në Magurë me kapacitet të pranoj deri 100 persona dhe tjetra në Vranidol që mund të marr deri 140 persona.

“Kemi dy qendra të azilkërkuesve njëri në Magure që mund të pranojë 100 persona. Dhe një në Vranidol që mund të pranojë 140 persona aty. Të premten kemi bërë hapjen e kësaj qendre pas disa riparimeve si ndihmë nga BE. Këto dy qendra i plotësojnë kushtet e duhura”. /Insajderi.com