Kosova figuron e ndarë nga Serbia në hartën e publikuar nga Ambasada Ruse

Kosova figuron e ndarë nga Serbia në hartën e publikuar nga Ambasada Ruse

Ambasada Ruse në Shkup ka publikuar një hartë të gazsjellësit të njohur si “Rryma Turke”. Kjo hartë është publikuar pas një “grindjeje” në Twiter me Ambasadën Amerikane lidhur me ndotjen në Shkup.

Sipas palës ruse, si zgjidhje për uljen nivelit të ndotjes së ajrit në Shkup, është gazi që do të vijë nga nga Rusia në Ballkan dhe më gjerë në Evropë.

Gazsjellësi kalon përmes Detit të Zi, pastaj kalon nëpër Turqinë evropiane, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe përfundon në Hungari.

Por, në hartën e prezantuar Kosova figuron si territor i shkëputur nga Serbia. Federata Ruse nuk e ka njohur ende shtetin e Kosovës, derisa Serbia vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me aleatin e vjetër, me gjithë afrimin që ka treguar me Perëndimin.