Kosova i uron Austrisë Ditën Kombëtare

Kosova i uron Austrisë Ditën Kombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës .Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Kosovës, i ka uruar ditën kombëtare Austrisë, njofton Insajderi.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet austriake, kryediplomatja theksoi se lidhjet midis dy popujve janë të vjetra, dhe se është falënderuese për përkrahjen e madhe të Austrisë përgjatë viteve, për mbështetjen e treguar ndaj diasporës dhe mundësinë e dhënë për shkollim të mijëra studentëve nga Kosova.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga Austria më 28 shkurt 2008, ndërkohë që të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhëniet diplomatike, të cilat sipas Haradinajt janë të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë të thellohen tutje, në të gjitha fushat me interes për popujt e të dyja vendeve. /Insajderi.com