Hashim Thaçi është pyetur për opinionin e tij për qeverinë e re. Vlerësimi i tij më shumë se sa politik, ka qenë psikologjik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vlerësimin e tij për qeverinë dhe kryeministrin e ri, ka pasur një koment interesant në përshkrimin e tij.
Ai ka thënë se Avdullah Hotin, nuk e njeh personalisht, porse ajo çfarë mund të thotë është se “Kosova ka pasur nevojë për një qeveri normale dhe për një kryeministër normal”
Sipas Thaçit, qeveri normale do të thotë një qeveri “me agjendë të qartë dhe me vazhdimin e reformave demokratike, por edhe orientim të drejtë sa i përket raportit me SHBA dhe NATO-n”, njofton Insajderi.
Gjithashtu, i pyetur në një intervistë në Klan Kosova, ka deklaruar se e vlerëson faktin që Hoti “ka larguar disa tema populiste dhe kauza të rrejshme”.Insajderi.com