Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës dërgoi sot një sqarim për media në lidhje me draft propozimin për ndryshimin e Kodit Penal për shpifjen dhe fyerjen ndaj istitucioneve shtetërore, pasi që kjo ngjalli reagime të shumta kudnërshtuese.
Në komunikatë Ministria e Drejtësisë tha se disa nga nenet e propozuara për diskutim nga ana e anëtarëve të grupit punues, e që kanë të bëjnë me forcimit e sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, janë marr model nga Kodi Penal i Gjermanisë, i cili është në pajtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe si të tilla janë objekt shqyrtimi nga ana e grupit punues dhe nuk janë propozim i asnjë institucioni, e për të cilat grupi punues i themeluar për këtë çështje do të jetë kompetent t’i trajtoj dhe të rekomandoj se si të procedohet tutje me këtë çështje.
Por në fakt këto nene të draft propozimit për ndryshimin e Kodit Penal janë kopje e Kodit Penal të Gjermanisë.
Ky është versioni i draft propozimit për për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa ky është Kodi Penal gjerman i plotë për shpifjen dhe fyerjen ndaj institucioneve shtetërore:
“Shpifja ndaj Presidentit të Federatës”
“Kushdo që publikisht shpif për Presidentin e vendit, në takim, apo përmes propagandës së shkruar (seksioni 11(3)) rrezikohet nga burgimi prej 3 muaj deri në 5 vite”.
Nraste më të lehta gjykata mund të zbut dënimin, përveç nëse kritere të caktuara përmbushen.
Për rastet kur vepra kryhet me paramendim apo qëllimisht dënimi mund të jetë burg prej 6 muaj deri në 5 vite. Përveç kur vepra kryhet me paramendim, një dënim i tillë vlen edhe rastet kur ofenduesi merr pjesë në përpjekjet që bëhen kundër ekzistencës së vazhdueshme të Republikës së Gjermanisë apo kundër vlerave dhe principeve kushtetuese të saj.
Vepra penale mund të ndjeket vetëm me autorizimin e Presidentit të Federatës.
Seksioni 90b “Shpifjeve kundër kushtetuese dhe kundër organeve kushtetuese”
Kushdo që publikisht, në një takim apo përmes shpërndarjes propagandistike të shkruar shpif ndaj një organi kushtetues, qeverisë apo gjykatës kushtetuese të Federatës, apo njërin nga anëtarët e saj, dhe që qëllimisht apo me paramendim mbështetet përpjekjet kundër ekzistencës së vazhdueshme të Federatës së Gjermanisë, rrezikon të burgoset nga 3 muaj deri në 5 vite.
Vepra penale mund të ndjeket vetëm me autorizimin e organit apo anëtarit kushtetues i cili është prekur nga kjo vepër.
Seksioni 90a flet “Shpifjet ndaj shtetit dhe simboleve të ti”.
Kushdo që publikisht, në një takim apo përmes shpërndarjes së materialit të shkruar:
- Fyen apo me qëllim të keq shpreh përbuzje ndaj Republikës së Gjermanisë apo rendit kushtetues të saj, apo;
2.Fyen ngjyrat e flamurit, stemës apo himnit të Gjermanisë apo rendit kushtetues të saj mund të dënohet jo më shumë se 3 vite burgim, apo me gjobë.
Kushdo që heq, dëmton, shkatërron apo e bën të papërdorshëm flamurin e Gjermanisë apo stemën nacionale të vendosur publikisht nga njëri prej organeve të saj kushtetuese do të marrë dënimin e njëjtë. Përpjekja për një gjë të tillë poashtu është e dënueshme.
Kjo vepër dënohet më jo më shumë se 5 vite burg apo me gjobë nëse ofenduesi qëllimisht dhe me paramendim mbështet përpjekjet kundër ekzistencës së vazhdueshme të Federatës gjermane, apo të vlerave të saj kushtetuese.
Por sipas avokatit Dastid Pallaska arsyetimi i Ministrisë së Drejtësisë se propozimi bazohet në Kodin Penal të Gjermanisë është qesharak.
Kjo dispozitë ligjore në Kodin Penal të Gjermanisë është mbeturinë arkaike e një epoke tjetër. Këtë e vërteton fakti se asnjë politikan gjerman modern nuk ka kërkuar mbrojtje sipas kësaj dispozite ligjore në shekullin XXI.
Në fakt – pasi që kjo dispozitë ligjore në Gjermani mbron edhe udhëheqësit shtetëror të huaj – i vetmi politikan në botë që e ka përdorur këtë dispozitë ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë në shekullin XXI ishte Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i cili vitin e kaluar kërkoi dënimin dhe burgosjen e një satiristi gjerman.
Si pasojë e (keq)përdorimit të kësaj dispozite ligjore të Kodit Penal të Gjermanisë nga Presidenti Erdogan, në fillim të këtij viti Kancelarja Merkel ka marrë iniciativë që këtë dispozitë ligjore ta largoj nga Kodi Penal i Gjermanisë deri më 1 janar 2018.
Shpifja dhe fyerja në Kosovë janë probleme të mëdha për të gjithë qytetarët. Këtë problem duhet ta adresojnë gjykatat civile duke i shpërblyer viktimat e shpifjes dhe fyerjes, kushdo qofshin ata/ato, për dëmin që ju shkaktohet nga gazetarë dhe mediume të papërgjegjshme dhe/ose joprofesionale./Insajderi.com
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdastid.pallaska%2Fposts%2F10154812343333375&width=500″ /]