Kosova kritikohet për praktikën e “kohëzgjatjes së paraburgimeve”

Kosova kritikohet për praktikën e “kohëzgjatjes së paraburgimeve”

Një raport i publikuar nga OSHC shprehet kritikë ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë për siç thuhet “kohëzgjatjes së tepruar të paraburgimit”.

Në raste kur paraburgimet nuk janë të arsyeshme po cilësohen të jenë “shkelje e të drejtave të njeriut”.

Aty në raport jepet një statistikë ku thuhet se “70 për qind e të burgosurve nuk e kanë një vendim përfundimtar nga gjykata”.

Thuhet se për këtë janë shprehur edhe shqetësime, 50 parashtresa për “paraburgimet” janë dorëzuar që nga viti 2015.

“Në vitin 2019, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në një rast që kishte të bënte me disa aspekte të së drejtës për liri dhe siguri të personit, vlerësoi se zgjatja e paraburgimit pa shqyrtim të vazhdueshëm dhe të individualizuar të rrethanave ishte shkelje e të drejtës për liri dhe siguri të personit”, thuhet ndër tjerash në raport. /Insajderi.com