Kosova liron nga detyra ambasadorin në Turqi

Kosova liron nga detyra ambasadorin në Turqi

Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin me të cilin lirohet nga detyra ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.

Sipas vendimit, kjo është bërë për shkak të përfundimit të mandatit dhe detyrohet Ministria e Punëve të Jashtme që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet për ta zbatuar këtë vendim.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj.

Vendimi mban nënshkrimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i është dërguar MPJ-së, Zyrës së Kryeministrit dhe vetë ambasadorit Spahiu.

Gazeta ka kërkuar të marrë përgjigje nga ambasada e Kosovës në Turqi për ta komentuar vendimin e presidentin, por deri më tani nuk ka kthyer përgjigje./Insajderi.com