
Organizata ndërkombëtare për vlerësim IEA ka publikuar rezultatet e vlerësimit për nxënësve të klasave të katërta.
Kosova pas testimit ka rezultuar në vendin e 49 nga 58 shtete pjesëmarrëse, njofton Insajderi.
Në njoftimin e Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës, thuhet se Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në këtë vlerësim.
“Organizata ndërkombëtare për vlerësim IEA sot ka publikuar rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study), në të cilin Kosova ka marrë pjesë për herë të parë me nxënësit e klasave të katërta”.
Studimi sprovon nxënësit në arritjet e matematikës dhe shkencës çdo katër vjet duke administruar teste në një mostër nxënësish në klasën e katërt dhe të tetë.
Rezultati mesatar i nxënësve të Kosovës në matematikë është 444 pikë.
Kjo tregon rezultat më të mirë sesa në “Testin PISA”, ku Kosova kishte 366 pikë në matematikë. /Insajderi.com