Kosova merr udhëheqjen në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP

Kosova merr udhëheqjen në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, në një konferencë për media ka prezantuar marrjen e kryesimit nga ana e Kosovës, në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP.

Pacolli tha se prioritet do të jetë mbajtja e të rinjve brenda vendit, promovimi i kulturës dhe i turizmit.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia. Kryesimi i SEECP është njëvjeçar.

Së fundmi udhëheqjen e kishte Bosnja dhe Hercegovina, në samitin e së cilës nuk mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e as ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli,  pasi në ftesën e dërguar Kosova ishte e shënuar me fusnotë.