Në dialog, me këtë kusht

Kosova mos të kthehet në dialog, derisa të dihet fati i personave të pagjetur

Kosova të mos e ri-fillojë dialogun me Serbinë, po që se nuk është temë fati i personave të zhdukur

Kosova mos të kthehet në dialog, derisa të dihet fati i personave të pagjetur

Kosova dhe Serbia më 27 qershor do të rikthehen në tavolinën e bisedimeve pas dy viteve pauzë, mirëpo kjo po kërkohet të mos ndodhë derisa Serbia nuk ka dhënë përgjigje për fatin e 1641 personave që ende janë të zhdukur gjatë luftës, njofton Insajderi.

Komisioni qeveritar për persona të zhdukur, Këshilli koordinues i familjarëve të personave të zhdukur, Shoqata për hulumtime dhe fatet e personave të pagjetur, si dhe familjarë të personave të zhdukur, vlerësojnë se Kosova kusht për kthimin në bisedime duhet ta ketë fatin e të pagjeturve.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, thotë për KosovaPress, se çështja e personave të zhdukur duhet të jetë prioritet në dialog.

“Çfarëdo dialogu i mundshëm ose në çfarëdo mënyre që mendohet të trajtohet ose çdo përpjekje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të ndërtoj një të ardhme të qëndrueshme në mes dy vendeve, pashmangshëm duhet të trajtoj edhe çështjen e trashëgimive nga e kaluara, në këtë raste çështjen e personave të pa gjetur dhe çështjet tjera. Kërkesa e komisionit Qeveritarë është që çështja e personave të zhdukur të jetë çështje prioritare për institucionet e Kosovës”, ka thënë ai./Insajderi.com