Kosova mund të hetohet nga OKB-ja për dëbimin e këshilltarit të Albin Kurtit

Tien Mu është shtetas amerikan i lindur ne California, ShBA. Ai ka qenë hartues i raportit të komisionit hetimor parlamentar ne lidhje me deportimin e gjashte shtetasve turq. Raporti, i cili është miratuar nga Kuvendi në qershor të vitit 2019, pati gjetur 31 shkelje gjatë procedurave/procesit të deportimit të shtetasve turq. Tienmu poashtu pati shërbyer si këshilltar i jashtëm për të drejtat e njeriut i ish-Kryeministrit Kurti.

Kosova mund të hetohet nga OKB-ja për dëbimin e këshilltarit të Albin Kurtit

Kosova mund të bëhet subjekt i një hetimi nga Raportuesi Special i OKB-së mbi situatën e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, për shkak të vendimit për dëbimin e juristit të të drejtave të njeriut dhe avokatit Tienmu Ma, i cili ka shërbyer si këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti.

Ky është paralajmërimi që ka dhënë profesori i të drejtave të njeriut James Silk nga Universiteti Yale, në një letër që ia ka dërguar kryeministrit Hoti, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett si dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer.

“U ndjeva thellësisht i shqetësuar kur mësova për përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë suaj për të larguar nga Republika e Kosovës juristin e të drejtave të njeriut Tienmu Ma, sidomos tani që jemi në mes të pandemisë COVID-19”, shkruan në letrën e Silk, një kopje të së cilës e ka siguruar KOHA.

Tien Mu është shtetas amerikan i lindur ne California, ShBA. Ai ka qenë hartues i raportit të komisionit hetimor parlamentar ne lidhje me deportimin e gjashte shtetasve turq. Raporti, i cili është miratuar nga Kuvendi në qershor të vitit 2019, pati gjetur 31 shkelje gjatë procedurave/procesit të deportimit të shtetasve turq. Tienmu poashtu pati shërbyer si këshilltar i jashtëm për të drejtat e njeriut i ish-Kryeministrit Kurti.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore.