Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 30 mijë euro për renovimin e një shkolle fillore në Bujanoc.
Sipas një njoftimi nga Komuna e Bujanocit, kjo është bërë me vendim të ministrit të Financave, Bedri Hamza për shkollën fillore “Naim Frashëri”.
“Me vendim të ministrit z.Bedri Hamza, Ministria e Financave të Qeverisë së Kosovës, sot ka ndarë 30 mijë euro për renovimin e katit të III-të të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc. Një përkrahje shumë domethënëse për komunën tonë, e cila jep shpresë jo vetëm për vazhdim e projekteve të tilla, por edhe për rritjen e sasisë së mjeteve të ardhura nga Kosova”, është thënë në njoftim.