Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro

Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve financiare për Republikën e Kroacisë, si mbështetje pas tërmetit që ka goditur këtë vend, njofton Insajderi.

Kërkesa e cila është miratuar ka të bëjë me mbështetjen prej 100 mijë eurove ndaj këtij vendi i cili po përballet me pasoja të tërmetit 6.4 ballësh.

Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, rreshtohet përkrah shteteve solidare të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti.

Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast shpreh zotimin dhe gatishmërinë që të ndihmojë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kroacisë në tejkalimin e situatës së rëndë me të cilën po përballen, pas tërmetit i cili ditë më parë goditi këtë vend.​ /Insajderi.com