Kosova në disavantazh – 1:0 për Maqedoninë e Veriut

Kosova në disavantazh – 1:0 për Maqedoninë e Veriut

Një aksion që nuk premtonte shumë është shndërruar në gol për Maqedoninë e Veriut.

Goditje e lehtë nga lojtari maqedonas Ristovski, por që u devijua nga mbrojtësi kosovar, Benjamin Kololli dhe përfundoi në rrjetën e Aro Muric.

Goli i disanvatazhit erdhi në minutën e 15 të ndeshjes.

Përveç këtij goli maqedonasit nuk treguan shumë në këto 15 minuta lojë, derisa kosovarët kontrollonin ndeshjen me pasime të shkurtra në mesfushë./Insajderi.com