Kosova në ditë zie për Fadil Vokrrin

Kosova në ditë zie për Fadil Vokrrin

Sot i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë dje në moshën 57 vjeçare.

Aktivitetet komemorative dhe varrimi organizohen nën patronazhin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Agjenda:

12:00 -13:00 – homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës,

14:00- mbledhje komemorative në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës,

17:00 – varrimi në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.

Në nderim të Fadil Vokrrit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë.

Vokrri ndërroi jetë si pasojë e një sulmi kardiak.

Shumë qytetarë natën e mbrëmshme  kanë ndezur qirinjtë për ta nderuar të ndjerin Fadil Vokrri.