
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri pret sot në takim homologun hungarez Laszlo Trecsanyi, me ç’rast do të nënshkruajnë dy marrëveshje bilaterale: “Traktatin për Ekstradim” dhe “Traktatin për Transferim të Personave të Dënuar”.
Me këtë rast të dy ministrat do të prononcohen para mediave lidhur me rëndësinë e këtyre marrëveshjeve.