Kosova nënshkruan marrëveshje për kredi 46 milionë nga Banka Botërore

Kosova ka marrë nënshkruan marrëveshje për kredi 46 milionë euro nga Banka Botërore.

Kosova nënshkruan marrëveshje për kredi 46 milionë nga Banka Botërore

Kosova ka arritur një marrëveshje me Bankën Botërore për ta marrë një kredi përmes Asociacionit Zhvillimor Ndërkombëtar. Këtë marrëveshje e ka nënshkruar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Këto mjete financiare do të shfytëzohen për kundër-përgjigjie ndaj kërcenimit që vjen nga pandemia COVID-19, sidomos në rritjen e testimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive.

Poashtu në këtë kredi do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos së kaluar dhe Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Projekti i Emergjencës COVID-19” është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë, dhe Bankës Botërore në anën tjetër.

Si pasojë e coronavirusit ekonomia e Kosovës ëshë në një gjendje jostabile, për këtë shteti Kosovës me mekanizmat e veta po mundohet që të arrihet stabiliteti i ekonomisë. /Insajderi.com/