Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e tretë me EUROPOL-in, ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se për nënshkrimin e kësaj marrëveshje është njoftuar të enjten nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine de Bolle.
“Para disa ditësh kam pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL znj. Catherine de Bolle për gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe vendosmërinë tonë për të vepruar pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit”.
“Sot, jam njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, nga znj. De Bolle, që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Kjo marrëveshje, siç ka thënë ai, do të thellojë bashkëpunimin e Kosovës me EUROPOL-in.
“Do të garantojë shtetndërtim me hapa të sigurtë e do të kontribuoj në synimet tona të përbashkëta për sundim të ligjit”./Insajderi.com