Kosova nisë vitin nën diktimin e Serbisë

Kosova nisë vitin nën diktimin e Serbisë

Liderët politik të vendit përfunduan vitin 2016 duke e cilësuar si të sukseshëm në forcimin e pavarësisë territoriale dhe politike të vendit nga Serbia, duke proklamuar si suksese anëtarësimet e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe duke larguar përfundimisht barrikadën në veri të vendit, por tri veprimet e shtetit serb në  fund të vitit 2016 dhe fillim të 2017-s kanë vënë në pikëpyetje të gjitha këto arritje.

Pikërisht në muajin e fundit të vitit të kaluar, Serbia bëri veprimin që hidhte poshtë të gjitha pretendimet e autoriteteve në Kosovë që Mitrovica nuk ndahej më fizikisht përmes barrikadave apo parqeve midis ure, duke ndërtuar një mur, që më vonë u tha të jetë pjesë planit dhe marrëveshjes së arritur mes dy palëve për rivitalizimin e Urës së Ibrit.

muri

Muri dy metra që në të gjitha mediat ndërkombëtare asocioj me “Murin e Berlinit” u tha se do të shërbej për të krijuar një promenadë afër Urës që ndanë tashmë dy Mitrovicat, atë të veriut dhe jugut.

Në ditën e katërt të vitit 2017, Serbia përmes INTERPOL-it i vuri edhe njëherë në pikëpyetje pavarësinë e vendit, duke kërkuar ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, i akuzuar për krime lufte.

Kosova vitin 2016 dështoi të anëtarësohej në INTERPOL, gjë që do t’i mundësonte pastrimin e listave të personave në kërkim e që janë liderë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Teksa Haradinaj vazhdon të mbesë i liruar me kusht në Francë duke pritur një vendim të gjykatës franceze ndaj kërkesës serbe, autoritetet në Serbi nisen një tren drejt Kosovës.

Dhuratë nga Rusia e i mbushur me plot mbishkrime në gjuhë të ndryshme me thënien “Kosova është Serbi”, Qeveria serbe nisi linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë.

Ai u ndalë në Rashkë të Serbisë. Sipas autoriteteve të Kosovës, treni u ndal pas angazhimit të shtetit, ndërsa sipas Serbisë, treni u ndal pas kërcënimeve se mund të sulmohej.

Në secilin version, veprimet e Serbisë, kanë vënë në pikëpyetje pretendimet e autoritete kosovare se vendi po shënon progres në forcimin e pavarësisë së shpallur me 17 shkurt të 2008-s./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]