Kosova një shtet në fazën e hershme, përmirësimi dhe ngecjet nga Raporti i Progresit

Kosova një shtet në fazën e hershme, përmirësimi dhe ngecjet nga Raporti i Progresit

Në 34 raste Raporti i Progresit i publikuar sot nga Komisioni Evropian për Kosovën gjati vitit të kaluar e ka konsideruar ecuritë e ndryshme të Kosovës si një faze e hershme, për të cilat janë bërë progres minimal të pasuara me ngecje, shkruan Insajderi.

Sistemi gjyqësorë i Kosovës është cilësuar në fazë të hershme, duke përmendur disa përparime dhe disa ngecje në këtë aspekt. Sipas raportit, disa përparime janë arritur në zbatimin e ligjeve të pakos së drejtësisë për vitin 2015, ku ndër to theksohet integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të Kosovës në sistemin gjyqësorë.

Ndërkaq sa i takon sistemit gjyqësorë sipas raportit, Kosova ka shënuar ngecje nga ndikimi politik dhe nevojat e sundimit të ligjit.

“Sistemi gjyqësor i Kosovës është në fazë të hershme. Disa përparime janë arritur në zbatimin e ligjeve të pakos së drejtësisë së vitit 2015. Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të Kosovës dhe stafi i tyre është integruar në sistemin gjyqësorë të Kosovës që është një arritje e  madhe e Kosovës për vitin 2017. Gjyqësia është ende e ndjeshme ndaj ndikimit të panevojshëm politik dhe nevojave të institucioneve për sundimin e ligjit”, thuhet në Raportin e Progresit.

Raporti po ashtu thotë se Kosova është në fazën e hershme në luftimin e korrupsionit si dhe në luftimin e krimit të organizuar. Atu thuhet se janë bërë disa përparime për korrupsionin e nivelit të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, ndërsa theksohet mos funksionimi i hetimeve financiare dhe mos konfiskimi i pasurive.

Më tej janë potencuar gjithashtu përparimet dhe ngecjet e Kosovës në kriteret ekonomike të vëna ndaj Kosovës, e cila po ashtu është cilësuar se Kosova është në fazën e hershme të përmbushjes së kritereve ekonomike.

“Kosova ka bërë përparim të mirë dhe një fazë të hershme për zhvillimin e një ekonomie të tregut funksional. Ambienti i biznesit është përmirësuar dhe qeveria ka respektuar rregullin fiskal për deficitin buxhetor”, thuhet në Raportin e Progresit.

Më tej theksohet se në këtë çështje ngecje Kosova ka shënuar për shkak të pensioneve të veteranëve të UÇK-së të cilat kanë rënduar financat publike.

“Megjithatë përfitimet e veteranëve të luftës vazhdojnë të paraqesin një sfidë për financat publike. Rritja në shkallën e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore nuk u përputh nga fitimet në punësim, kështu që norma e papunësisë u rrit më tej. Ajo veçanërisht prek gratë dhe të rinjtë dhe të pakualifikuarit”, thuhet në Raportin e Progresit.

Kosova gjithashtu është fazë të hershme të përmbushjes së kritereve në aspektin e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Sipas raportit Kosova ka pasur përparime të bëra në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë masat për luftimin e ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin për parandalimin në luftëtarëve në bashkimin e konflikteve jashtë vendit.

Më tej përmendet se Kosova ka përmbushur vetëm pjesërisht rekomandimet e Raportit të Progresit të vitit të kaluar në lidhje me inteligjencën kosovare.

Rastet kur Kosova është në fazën e hershme është përmendur 34 herë gjatë Raportit të Progresit të publikuar sot nga Komisioni Evropian./Insajderi.com