Kosova nuk i njeh zgjedhjet në Venezuela

Kosova nuk i njeh zgjedhjet në Venezuela

Shteti i Kosovës nuk e njeh fitoren e Nicolas Maduros në Venezuela, njofton Insajderi.

“Zgjedhje të manipuluara”, i ka konsideruar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës votimet në shtetin latino-amerikan.

“Kosova i bashkohet SHBA-së, BE-së dhe aleatëve tjerë në kundërshtimin e fuqishëm të regjimit të Maduros, pas manipulimit në zgjedhjet e fundit, që nuk shprehin vullnetin e popullit të Venezuelës”, thuhet në postimin në Twitter.

Kështu Kosova i është bashkuar linjës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për të mos e njohur fitoren e presidentit Maduros. /Insajderi.com