Kosova nuk po i lejon dy kompani Egjiptiane të fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës

Kosova nuk po i lejon dy kompani Egjiptiane të fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës

Ministria e Infrastrukturës nuk po iu jep leje për operim kompanive ajrore te Egjiptit, përkundër që ligji i Aviacionit Civil e mundëson dhënien e miratimit për fluturime përmes vendimit të ministrit.

Përveç zhvillimeve shumë pozitive në industrinë e transportit ajror në Kosovë, së fundmi janë kompanitë ajrore nga Egjipti që kanë shprehur interesim që së bashku me partnerët e tyre të fillojnë fluturime nga Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës për në aeroportin Sharm El Sheik të Egjiptit.

 

 

Janë dy kompani ajrore të interesuara për operim, por që sipas informacioneve që kemi atyre nuk po u jepet e drejta për të realizuar fluturime në Aeroportin e Prishtinës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës/Departamenti i Aviacionit Civil.

Lidhur me këtë Indeksonline ka provuar të marrë përgjigje nga Zyra për Informim e MI-së por të njëjtit nuk janë përgjigjur. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Aviacionin Civil të cilët heshtin, ani pse janë dërguar pyetje në adresë të tyre.

Air Cairo Airlines dhe Almasria Airlines janë kompanitë ajrore që nga mesi i muajit Qershor planifikojnë të fillojnë fluturimet, por që të njëjtat po bllokohen.