Kosova pa plan të veçantë për vaksinimin e deputetëve

Kosova pa plan të veçantë për vaksinimin e deputetëve

Nuk ekziston ndonjë plan i veçantë për vaksinimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu thotë ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvijes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila thotë se të zgjedhurit e popullit nuk përjashtohen nga kategoritë e moshës së qytetarëve.

Kusari-Lila në një konferencë për media ka thënë se edhe ligjvënësit do të imunizohen sipas planit nga institucionet shëndetësore.

“Nuk e konsiderojmë se duhet të jenë përjashtim nga kategoritë e moshës së qytetarëve. Ata do ta vaksinohen sipas planit të vaksinimit sikur për të gjithë qyetatarët e Kosovës pa dallim”, është shprehur ajo.

Më tej, u.d. e Shefes së GP të Vetëvendosjes, njoftoi se seanca e radhës plenare do të mbahet të enjten e 27 majit, ku do të ketë debat mbi arsimin. /Insajderi.com