“Kosova po humb miqtë ndërkombëtarë”

“Kosova po humb miqtë ndërkombëtarë”

“Nëse të ikë treni, vështirë se mund ta kthejmë”, ka thënë ish-diplomati, Lulzim Peci në Rubikon të KTV-së.

Peci thotë se me zvarritjen e çështjes së demarkacionit nuk po pengohet vetëm liberalizimi i vizave. Sipas tij, po preket edhe kredibiliteti i mbështetësve ndërkombëtarë, çka rrjedhimisht çon te humbja e mbështetjes së tyre.

“Demarkacioni është kusht i domosdoshëm dhe pa e kaluar nuk mund të bëhet asnjë hap tutje. Ne po e sjellim në pikëpyetje kredibilitetin e mbështetësve më të mëdhenj të Kosovës, a mund të mendojmë se ata do vazhdojnë të na përkrahin nëse ne po ja vëmë në pikëpyetje kreidbilitetin. Çfarë arsye kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me përkrah Kosovën nëse ne sillemi kështu ndaj tyre. Sot kemi komplet rrethana të tjera prej 2008-ës kur është shpall pavarësia Kosovës. Ne duhet të luftojmë me çdo kusht që ta mbajmë mbështetjen e përkrahësve më të mëdhenj të vendit, e që numri po zvogëlohet”, ka thënë Peci.

“Mos të na marrin në qafë për teket e veta, nëse këtë e bëjnë pasojat do t’i bartim ne por ata do t’i gjykojë historia. Nëse ky version nuk ratifikohet, pas disa viteve do të shohim se kush ishin tradhtarët”, ka shtuar më tej ai.