Kosova po pëson shumë nga Coronavirusi

Kosova po pëson shumë nga Coronavirusi

Në Kosovë po vazhdon përballja me Coronavirusin, të shtunën u regjistruan edhe 190 raste të reja me Coronavirus.

Me 12 vdekjet e fundit, numri i personave që kanë humbur betejën me COVID-19, shkon në 315.

Instituti Kombëtar ka apeluar për kujdes të shtuar, pasi Kosova konsiderohet të jetë në fazë kritike.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.942. /Insajderi.com/