Kosova poshtë në PISA, Ministri Bytyçi kërkon “ndihmë” nga Shqipëria

Kosova poshtë në PISA, Ministri Bytyçi kërkon “ndihmë” nga Shqipëria

Ministri i MASHT, Shyqiri Bytyçi, është takuar në Tiranë me ministren e Arsimit, Besha Shahinin.

Në këtë takim Ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë kanë theksuar se bashkëpunimi i tanishëm është më i miri që ka ekzistuar.

Gjatë këtij takimi, ministrat Bytyqi dhe Shahini u pajtuan se një bashkëpunim më i madh mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ndikojë që të dy shtetet të ofrojnë arsim sa më cilësor për fëmijët dhe të rinjtë.

Testi PISA 2018 e vendosi Kosovën shumë poshtë në cilësinë e arsimit ndërsa, disa vende më lartë është ai i Shqipërisë.